45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh. Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, gazetari Artan Hoxha ka theksuar se policia belge ende nuk ka mundur të zbërthejë plotësisht se si funksionojnë grupet shqiptare. Hoxha është shprehur se jo të gjitha ngarkesat që kapen në portin e Anversit janë për shqiptarë, pasi sipas tij shumë grupe trafikantësh porosisin tek një furnitor që sjellë për të gjithë. Gazetari ka shtuar se grupet shqiptare nuk kanë një person të vetëm që i drejton, por janë disa, kjo e bën më të vështirë shkatërrimin e tyre.

“Nuk një organizatë e tëra. Ata nuk e njohin ende si funksionon shqiptarë. Gjëja që i lidh është furnitori. Kur vjen ngarkesa në Anvers është e madhe 2-3 ton. Ngarkesa e fundit kanë qenë mbi 1 ton në Anvers. 29 mijë deri në 29 e 500 për shumicën, 50 mijë euro kalon në treg. Me një furnitor janë 6-7 grupe. Dhe kanë të njëjtin furnitorë. Ndaj belgët nuk i kanë dhënë një goditje përfundimtare se ata nuk gjejnë dot kokën. Ne nuk kemi kokë. Dhe problemi është se ata nuk pranojnë kokë shqiptar. Është strukturë horizontale dhe jo piramidale. Është fleksibël dhe nuk ka shtab. Dhe ka grupe shumë, godet një del një tjetër”

Kam thënë para disa kohësh se nëse belgët nuk vijnë në Shqipëri, viktimat do i kenë edhe në rrugët e Belgjikës. Tani viktimat e luftës së trafikantëve po përballen në autoritet belge. Prandaj, prokurorët belg, po vijnë nëpër Shqipëri. Mesa di unë ka disa policisë federal që kanë ardhur për tjetër punë në Shqipëri. Do i rrisin shanset për të pasur sukses. Ende nuk ka pasur goditje asgjësuese. Se edhe kur ka goditje vendi zëvendësohet” tha Hoxha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re