Deputetët britanikë votuan kundër marrëveshjes së
kryeministres Theresa May për largimin nga Bashkimi Europian, raportoi
Guardian.

May, në prag të votimit, edhe një herë u bëri thirrje
deputetëve që ta mbështesnin marrëveshjen, duke thënë se ishte një vendim historik
me të cilin vendi do të jetonte për breza.

“Në
këtë moment, është një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne, sepse ky është një
vendim historik që do të përcaktojë të ardhmen e vendit tonë”, tha May.

Ndërsa me votimin kundër, perspektivat nuk janë në anën e kryeministres May. Marrëveshja u kritikua nga të gjitha partitë, duke përfshirë euro-skeptikët dhe mbështetësit e BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re