Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi thotë se babai i saj, po mbahet në arrest shtëpie me një strategji të mirëmenduar që ai të humbasë mandatin e deputetit, por edhe për të goditur opozitën në një vit elektoral.

Në një komunikim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ligjore të Sali Berishës, ajo publikoi disa dokumente, që sipas saj tregojnë se hetimet kanë qenë të targetuara te Sali Berisha dhe Jamarbër Malltëzi.

“Kjo është një strategji e mirë menduar në mënyrë kriminale nga SPAK dhe synon humbjen e mandatit të Sali Berishës në parlament dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral.

Këto hetimi kanë qenë të targetuara tek Berisha dhe Malltezi, këto dokumente tregojnë se ka pasur një hetim pasuror që në 2021, që përfshinte fëmijët e mitur në atë kohë.

Hetimi nuk ka 6 muaj, por ka 4 vjet që ka nisur. Brenda këtij 4 vjecari sa herë Rama lëshonte urdhra për SPAK, SPAK intensifikonte lëshimin e akteve zyrtare sic provohet edhe nga lista e dokumenteve.

Të vetmit persona në dosje që janë provuar që kanë kryer vepër penale janë Taulant Balla dhe Edi Rama”, tha Argita Malltezi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re