Në një intervistë të dhënë në emisionin “Me Xhaxhiun”, profesori i ekonomisë Ardian Civici ka komentuar situatën ekonomike që është përballur Shqipëria nga fundi i vitit 2019 me goditjen e tërmetit të 26 nëntorit e deri me izolimin nga pandemia në fillimin e marsit 2020 e më pas. Civici thekson se ekonomia e vendin në 2020 do të jetë e ngjashme me vitin e mbrapsht të 1997, ku thotë se viti që lamë pas do të ketë në rënie të rritjes ekonomike në një recesion me nivelin -5 deri në -5.5 të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai shton se pandemia nuk ishte një krizë e njohur si rasti i krizës financiare globale e 2008, por ishte një krizë për arsye shëndetësore dhe sanitare, e cila çoi në bllokimin të prodhimit , në izolimin e njerëzve në disa muaj, ku preku rëndë edhe kërkesën pasi pjesa më e madhe e popullsisë i ra niveli i të ardhurave por nga ana tjetër edhe pasiguritë e mëdha për të ardhme bën që ta kufizonin konsumin në produktet bazës.

“Ishte një krizë në të cilën ne ishim të pamësuar jo vetëm ne por edhe shumë vende të botës, sepse nuk ishte një krizë që vinte si pasojë e dëmtimit të ofertës apo kërkesë apo krizës financiare apo monetare , ekonomike, siç ishim mësuar deri tani jo më larg rastit të krizës financiare globale 2008.

Por ishte një krizë për arsye shëndetësore dhe sanitare çoi në bllokimin të prodhimit , në izolimin e njerëzve në disa muaj, në mos funksionimin e shumë bizneseve natyrisht preku rëndë edhe kërkesën sepse një pjesë e madhe e popullsisë i ra niveli i të ardhurave por nga ana tjetër edhe pasiguritë e mëdha për të ardhme bën që ta kufizonin konsumin në produktet bazës”- u shpreh Civici

Civici thekoi se ekonomia shqiptare nuk erdhi në fillim të 2020 në pozita të shëndosha që mund ta përballonte pak më lehtë goditjen e pandemisë globale por kishte probleme të tjera si tërmeti e një sërë çështjesh të tjera të hershme.

“Viti 2020 është një nga vitet më të vështirë të këtyre tre dekadave të tranzicionit, natyrisht që është edhe viti 1997 që ishte po kaq i keq për ekonominë shqiptare edhe ai me një rënie të rritjes ekonomik shumë të ndjeshme, por edhe shifrat e viti 2020 besoj se janë nuk do të jenë shumë larg viti 1997 përsa i për sa i përket rënies ekonomike.

Në rastin më të mirë edhe parashikimet edhe vlerësimet e qeverisë shqiptare shkojnë për një recesion në nivelin -5 deri në -5.5 përqind  për të gjithë, ndërsa institucionet të rëndësishme ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore apo edhe ndonjë institucion tjetër e parashikojnë pak më të lartë recesionin në nivelet -7 deri në -8 përqind, megjithatë ngelet për tu verifikuar sepse kjo është shifër delikat që nuk mund ta thuash në përgjithësi.

Natyrisht që kishte dy arsye që viti 2020 të ishte një vit shumë i vështirë dhe shumë i veçantë, ishte goditja e tërmetit të 26 nëntorit e cila përveç fatkeqësisë së humbjes së jetëve njerëzore , por edhe shkatërrim të shumë banesave dhe pallateve, të mos harrojmë që ra në një nga zonat më intensive ekonomike të vendit, siç është zona nga Tirana-Durrësi-Kruja deri në Thumanë e deri në Lezhë, ku ka një numër shumë të madh biznesesh prodhimi dhe shërbimi.

Pra edhe vet goditja e tërmetit ishte një goditej që donte kohë për tu rikuperuar pastaj “lockdowni” në fillimin e marsit dhe gjithë periudha e komplikuar deri në dhjetor të vitit 2020 ishte natyrisht goditja më e rëndë, e cila i dedikohet pandemisë edhe për një fakt tjetër që ishte një krizë në të cilën ne ishim të pamësuar jo vetëm ne por edhe shumë vende të botës, sepse nuk ishte një krizë që vinte si pasojë e dëmtimit të ofertës apo kërkesë apo krizës financiare apo monetare , ekonomike, siç ishim mësuar deri tani jo më larg rastit të krizës financiare globale 2008.

Por ishte një krizë për arsye shëndetësore dhe sanitare çoi në bllokimin të prodhimit , në izolimin e njerëzve në disa muaj, në mos funksionimin e shumë bizneseve natyrisht preku rëndë edhe kërkesën sepse një pjesë e madhe e popullsisë i ra niveli i të ardhurave por nga ana tjetër edhe pasiguritë e mëdha për të ardhme bën që ta kufizonin konsumin në produktet bazës.

Ekonomia shqiptare nuk erdhi në fund të 2019 apo në fillim të 2020 në pozita të shëndosha që mund ta përballonte pak më lehtë këtë krizë por erdhi me të gjitha problemet me vete të vjetra dhe të reja për sa i përket nivelit strukturor të saj dhe  me një nga produktiviteti në rajon edhe më gjerë”- tha ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re