Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç Ajo ka komentuar deklaratën e deputetit të CDU-së, Peter Bajer se “Serbia duhet ta njeh Kosovën, përndryshe nuk do të hyjë në BE”, ku ka theksuar se në Bashkimin Evropian ka anëtare të baraspeshuara dhe përkujtoi se pesë shtete të tjera nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

 

Gjatë një interviste për “TV Prva”, ajo ka thënë se deklarata nga deputeti i CDU-së, subjektit politik të kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Bajer se “Serbia duhet ta njeh Kosovën, përndryshe nuk do të hyjë në BE”, duhet të merret seriozisht sepse Gjermania është ndoshta një prej shteteve më të rëndësishme në BE.

 

“Por, ka edhe shumë shtete të tjera që nuk e ndajnë të njëjtin mendim si Gjermania. Spanja e braktis çdo mbledhje ku gjendet Kosova me ose pa fusnotë, është një mbledhje e anëtarëve të baraspeshuar dhe pesë shtete nuk do të votojnë për diçka të tillë. Serbia nuk do ta konsiderojë njohjen e Kosovës në shkëmbim me disa karota”.

 

Sipas saj, është me rëndësi të sqarohet pse presioni i madh është gjithmonë mbi Serbinë në lidhje me dialogun.

 

Në pyetjen nëse do të mbahet një seancë e Kuvendit të Serbisë ku do të diskutohet për Kosovën, ajo ka thënë se do të caktohet pasi të vazhdojnë bisedimet dhe kur të ekzistojë një “platformë ose agjendë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re