Kukësi fiton finalen ndaj Tiranës duke ia dalë kështu të fitoj trofeun e dytë më të rendësishëm në Shqipëri, Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena’’ nis praktikisht me gol pasi Shkurtaj kalon përpara verilindorët. Një aksion i nisur nga kombinimi mes Ramës dhe Rexhinaldos por goditja e sulmuesit mozambikas ndalet nga Lika. Topi shkon sërish në këmbët e Ramës që këtë herë pason sulmuesin tjetër të Kuëksit, Shkurtaj që nuk gabon në goditjen e tij. Duket se goli ia bën më të thjeshtë sfidën kukësianëve dhe Shkurtaj ka edhe dy mundësi të mira për të dyfishuar ndërsa bardheblutë shfaqen tërësisht apatik në këtë fraksion të parë të lojës.

Pjesa e dytë nis ndryshe dhe Tirana ia del të shënoj një gol me Ngo që anullohet për një pozicion jashtë lojës të asistuesit të këtij goli, Greca. Por përgjigja e Kukësit është e menjëhershme me Limaj që godet me kokë pak mbi portë. Por më në fund vjen edhe barazimi i Tiranës dhe sërish falë kombinimit mes Grecës dhe Ngo por këtë herë goli vlen. Por ky barazim zgjat vetëm 10’ minuta pasi është sërish treshja Rama – Shkurtaj – Rexhinaldo që gatuajnë golin që rikthen Kukësin në avantazh. Në fund është Ngo që ka sërish mundësinë për të barazuar shifrat por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Në fund ka edhe nervozizëm mes futbollistëve të të dy skuadrave pas përplasjes mes Dokës dhe Kordeiros.

Kështu pas titullit të nënkampionit Kukësi ia del të fitoj edhe Kupën e Shqipërisë ndërsa Tirana nuk ia del të fitoj një trofe që do i hapte rrugën për në Evropë./Berati.TV

KUPA E SHQIPËRISË, FINALE

E diel, 2 qershor ora 19:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Kukësi – Tirana  2-1
Shkurtaj 4′, Rexhinaldo 77′ / Ngo 67′

Kukësi: Frasheri, Et’hemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Kordeiro, Musolli, Rroca (Limaj 46′), Rama (Cyrbja 90′), Rexhinaldo (Dzaria 80′), Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka

Tirana: Lika, Kërçiku, Goxha (Turtulli 43′), Imami, Hoxhallari (Ismailgeci 83′), Maveje (Celhaka 46′), Hasani, Doka, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Kartonë të verdhë: Et’hemi 83′ / Hoxhallari 16’, Celhaka 72′, Greca 85′, Kërçiku 90′, Doka 90′

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re