Barcelona është eliminuar në çerekfinalet e Championsit, pas një dueli të luftuar me Atletico Madrid në “Metropolitano”, në një takim që përfundoi 1-2 për katalanasit, por me madrilenët që kualifikohen pas triumfit 0-2 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.
Sfida e kthimit nisi me emocione dhe në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Flick, që kaloi në avantazh që në me anë të Lamine Yamal.
Në minutën e 24’, ishte Ferran Torres i cili shënoi dhe të dytin, duke zgjuar shpresën e një “Remontade”.
Gjithsesi, pas 7 minutash, ishte Ademola Lookman që riktheu sërish qetësinë te kampi madrilen, duke i kaluar sërish në avantazh në rezultatin e përgjithshëm.
Katalanasit provuan deri në fund, por në minutën e 79’, Eric Garcia katranosi çdo gjë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Kështu, Barcelona largohet nga Champions League dhe ëndrra për të fituar sërish trofeun më prestigjioz në Europë shtyhet për një tjetër vit.
Nga ana tjetër, Atletico do të presë në gjysmëfinalen fituesin e çiftit Arsenal-Sporting Lisbonë.
Në çerekfinalen tjetër, PSG përsëriti ndaj Liverpool rezultatin e ndeshjes së parë duke fituar 0-2 edhe në “Anfield Road”.
Mbrëmjen e nesërme luhen dy gjysmëfinalet e tjera, Bayern Munchen-Real Madrid (2-1) dhe Arsenal-Sporting Lisbona (1-0)



