Skip to content

GOLAT/ Bayern shkëlqen me “manita”, Kane me tripletë


Bayern Munchen fitoi me rezultatin e thellë 0-5 ndaj Stuttgart në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë.

Laimer zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Harry Kane shpërtheu me një tripletë, ndërsa goli tjetër u shënua nga Stanisic.

Ky sukses, e ngjit Bayern Munchen në kuotën e 37 pikëve, në vendin e parë, të pa shqetësuar nga rivalët.

Ndërkohë, Stuttgart zbret në vendin e gjashtë me 22 pikë.