Skip to content

GOLAT/ City fiton në “Santiago Bernabeu”, Haaland për rekord


Real Madrid është mposhtur nga Manchester City brenda në “Santiago Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe duke ‘vulosur’ në një farë mënyre fatin e trajnerit Xabi Alonso.

Takimi nisi më mirë për të “Los Blancos”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me Rodrygon, por pas 8 minutash, O’Reilly barazoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Erling Haaland shënoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar vetë, duke përmbysur takimin.

Norvegjezi, me golin e shënuar sot, regjistron edhe një rekord. Ai shkon në 51 gola në 50 ndeshje si titullarë në Ligën e Kampioneve, ndërsa në tërësi, ai ka marrë pjesë në 55 ndeshje të Champions League duke kontribuar edhe si zëvendësues dhe mban rekordin e 55 golave në 55 ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=JIoKa1l9uDA

Madrilenët u përpoqën të reagonin në pjesën e dytë, por pa mundur të gjenin rrjetën, duke marrë një humbje të rëndë në Champions.

Kështu Reali bie momentalisht në vendin e 7-të me 12 pikë, ndërsa City ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë.

REZULTATET E MBRËMJES: