Barcelona shënoi dy gola me Christensen dhe Rashford në fundin e ndeshjes duke marrë biletën për në turin e radhës.

Në stadiumin ‘Pedro Escartin’, vendasit e Guadalajaras u mposhtën të martën 0-2 nga Barcelona për fazën e 1/8 të Kupës së Mbretit në Spanjë. Sfida ishte me shumë raste dhe vendasit kishin shanse reale të kalonin më tej, por ter Stegen në portën e katalanasve ishte në formën e duhur.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, paçka rasteve të pastra në të dyja portat. Duhej minuta e 76-të që Christensen të godiste me kokë dhe falë një devijimi sfera gjeti rrjetën. Festë te miqtë në një ndeshje që ishte e vështirë për t’u zhbllokuar.

Pas këtij momenti Guadalajara pa disa raste shumë të pastra, por pa mundur të gjente barazimin. Në minutën e fundit, asisti i Lamine Yamal nxori të vetëm përballë portës anglezin Rashford, që shmangu edhe portierin për golin e qetësisë.

Kështu, Barça fitoi 0-2 në një ndeshje shumë të vështirë duke siguruar kalimin më tej në Kupën e Mbretit.

Në ndeshjet e tjera u eliminuan klube si Mallorca, Eibar, apo Gijon. Më tej kaluan edhe Valencia, Real Sociedad apo Deportivo La Coruna.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re