
Interi ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Comos, në duelin e javës së 14-të në Serie A.
Zikaltërit e drejtuar nga Cristian Chivu, treguan forcën e tyre, ndaj një kundërshtari të vështirë, që ka qenë surprizë deri tani.
Lautaro Martinez zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe tre herë të tjera, me Thuram, Calhanoglu dhe Carlos Augusto, për të marrë një fitore të rëndësishme.
https://www.youtube.com/watch?v=rp9w4bZPDyw
Me këtë sukses, zikaltërit marrin përkohësisht kryesimin e Serie A me 30 pikë, në pritje të rivalëve. Como mban vendin e gjashtë me 24 pikë.
