GOLAT/ Reali fiton derbin dhe luan finalen e Superkupës me Barcelonën


Real Madrid është skuadra e cila do të luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës këtë fundjavë.

Skuadra e Xabi Alonsos ka triumfuar në derbin përballë Atleticos me shifrat 2-1.

Ndeshja e luajtur në Xhedah të Arabisë Saudite nisi me një gol shumë të shpejtë të Valverdes me një goditje dënimi spektakolare, që i dha avantazhin “los blancos” që në minutën e dytë dhe ia bëri më të thjeshtë ndeshjen.

Ata mbajtën larg portës kundërshtarët, duke thumbuar me kundërsulme, ndërsa Kurtua bëri disa pritje për të ruajtur avantazhin në pjesën e parë.

Në të dytën, një pasim perfekt i Valverdes gjeti Rodrigon i cili shënoi edhe golin e dytë. Por Sorloith shumë shpejt tundi rrjetën për të lënë gjithçka të hapur deri në fund, ku Atletico sulmoi me forca të shumta, por pa arritur të shënonte përsëri.

https://youtu.be/bEAq2dr9aA4?si=6esFBAzdeymU2sG0

Kështu, Reali shkon në finale, ku përballë do të ketë rivalët e përhershëm të Barcelonës, në një ndeshje që pritet të dhurojë shumë luftë e spektakël.