Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas ku një mjet tip “Golf” është përplasur me murin e një banese në anë të rrugës e më pas me barrierat mbrojtëse. Për fatin e mirë nuk ka pasur të plagosur  pasi drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të në mjet nuk kanë pësuar lëndime.

 

Sipas policisë mjeti ka qënë duke ardhur nga Liboniku në drejtim të Korçës dhe në momentin e aksidentit ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë edhe përplasjen e fortë.

 

Gjithnjë sipas policisë drejtuesi i mjetit në ato momente ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në kushte kur kishte reshje shiu dhe asfalti ishte i lagur.

 

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka pasur problem për të dy personat që ndodheni në mjet në atë moment.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re