Shtetasi L.C ka humbur kontrollin mbi automjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga në njësinë  administrative Shupenzë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar shtetasi, A.M, këmbësor që është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C.,  duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re