Analisti Mentor Kikia është shprehur se kryeministri Edi Rama pavarësisht arritjes së fitores në zgjedhjet e 14 majit, vijon të sulmojë e përçmojë kundërshtarët politikë.

Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se ky shembull që jep Rama, duke kërkuar që kundërshtarin të sulmojë edhe pas fitores, është një problem genetic për shumicën e shqiptarëve në tërësi.

“Gomarin para zgjedhjeve mund t’ja mirëkuptojmë Ramës, por pas zgjedhjeve kurrë. Modeli kulturor, standarti demokratik, varet nga sjellja e atij që fiton me atë që humb. Në një ndeshje boksi dy kundërshtarë i thyejnë nofullat njëri tjetrit dhe në fund i japin dorën njëri tjetrit. Ne presim të arrijmë te standarti që ai që humb të urojë atë që fiton.

Kur ai që fiton ndërmerr një tur falenderimi për ata që e votuan, nuk merret me ata që e votuan, por me ata që mundi, duke i përçuar e ofenduar. Fituesi në këtë vend nuk është mjaftuar me fitoren, por kërkon ta vejë poshtë, ti vendosë dyart në fyt. Çfarë bëri Enver Hoxha me kundërshtarët e tij, i degdisi. Edi Rama fitoi, gjithë Shqipëria në ngjyrë mavij. Tani kjo nuk mjafton, por atë që është poshtë duhet ta shtypim deri në fund. I ndodhur me një grup kolegësh në një lokal nate, ndodh një sherr mes disa të rinjve dhe ai që nuk e vazhdonte më ndeshjen, u shtri dhe u dorëzua.

Ai tjetri nuk i vendosi këmbën në fyt, por e la të ikte. Kurse në Shqipëri ndodh e kundërta. Ai që fiton nuk ngopet me fitoren dhe modeli më i qartë është kryeministri. Kjo është genetike njëherë, modelin e këtij geni unë e shikoj të përfaqësuar te kryeministri. Gjithkush që ka diçka në dorë këtu… Do ta tastosh dikë sesi është? Jepi pushtet dhe shiko si do sillet me ata që ka nën vete”, u shpreh Kikia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re