Debati i gjerë që bëhet edhe në vendet e tjera në mbarë botën ka shpërthyer edhe në Shqipëri dhe tema është “skeptikët që nuk besojnë tek koronavirusi dhe beteja e autoriteteve shëndetësore për ti ndërgjegjësuar qytetarët e tillë”.

Por në Shqipëri mes dy personazhe të njohura, ky debat është bërë interesant për vetë faktin e personave të përfshirë, por edhe sfidave që i kanë hapur njëri-tjetrit.

Disa ditë më parë, i njohur me termin ‘konspiracionist’, Alfred Cako deklaroi se në Spitalin Infektiv po infektoheshin vetë pacientët, ndërsa shtonte se ka marrëveshje të fshehta për të mos lejuar daljen e informacioneve.

Kësaj deklarate iu përgjigj nga shefja e ISHP-së, Silva Bino e cila e ftonte Cakon që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj ai fliste lloj lloj gomarlliqesh nga kolltuku (lexo këtu)

Ndërkohë, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

“Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.” i shkruan Cako- Silva Binos.

Natyrisht, duke njohur rregullat strikte që janë në fuqi, nuk pritet që Bino ta pranojë një kërkesë të tillë, por nga ana tjetër, e nxjerr atë bllof me sfidën që i hapi konspiracionistit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re