Në kuadër të një operacioni antidroge të zhvilluar në Vlorë, është gjetur një gomone e fshehur brenda një kamioni në fshatin Babicë në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton se burime nga policia i kanë konfirmuar se nga kontrolli i ushtruar në vendin e ngjarjes në disa banesa janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar disa  mjete të tjera të lidhura me ngjarjen.

Ndërkohë në lidhje me këtë pritet që policia të falë në një deklaratë për mediat.

Ndërkaq gomonia e gjetur brenda kamionit dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për ngjarje kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re