Ka dashur të dalë në bregdet, por për shkak të shpejtësisë dyshohet se ka humbur kontrollin, duke goditur dy pushues që po qëndronin në bregdet.

Kështu ka ndodhur në plazhin e Jalës në jug të Shqipërisë, atje ku një djalë 31 vjeçar e një 25 vjeçare kanë marrë lëndime pasi janë goditur nga një gomone e drejtuar nga një 37 vjeçar.

E.Gj ka marrë lëndime në brinjë dhe fytyrë, ndërsa 25 vjeçarja disa lëndime të lehta në fytyrë.

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.” – njofton policia. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re