Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për 37-vjeçarin, Gjergj Priftuli, drejtuesin e gomones qe humbi kontrollin dhe mori përpara ciftin e pushuesve në Jalë.

Vendimi u dha nga ana e gjyqtarit Hektor Sinanaj.

Ngjarja ndodhi të shtunën në plazhin e Jalës. Priftuli humbi kontrollin e gomones dhe mjeti ujor përfundoi në pljesën e bregut, aty ku qëndrojnë pushuesit.

Gomonia godit  Agustin Sefën dhe partneren e tij 25-vjeçare.

Vajza është jashtë rrezikut për jetën ndërsa 31-vjecari Agustin Sefa ndodhet ende në gjëndje të rëndë pasi ka kryer deri tani dy operacione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re