Gjiganti i kërkimit “Google” rrezikon të paguajë një gjobë e cila varion nga 150 deri në 200 milionë dollarë për shkelje të privatësisë online të fëmijëve. Kompania akuzohet per mbledhjene e informacioneve dhe të dhëna për te miturit pa marre pëlqimin e prindërve te tyre.

 

Komisioni federal për tregtinë në shtetet e bashkuara te amerikes voto me shumice nismen qe i hap rrugen shqyrtimit te çështjes dhe dergimin e saj në departamentin e drejtësisë.

 

Sipas ligjit, prindërit duhet të japin aprovimin e tyre per cdo shërbim në internet që përdoret nga fëmijët nën moshën 13-vjeçare.Nga ana tjeter mediat amerikane shkruajne se grumbiulimi i të dhënave te femijeve nga kompania gogle ishte ne funksion te reklamave.

 

Megjithatë youtube, këtë javë futi në përdorim një aplikacion të veçantë për fëmijët. Projekti i ri parashikon qe te miturit duhet te marrin miratimin e pridnereve te tyre perpara se te perdorin sherbimet e ofruara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re