Google është duke krijuar partneritet me organizatën jo fitimprurëse CyArk për të ndërtuar prezantime në realitetin virtual të mrekullive të botës. Google do të bashkëpunojë me organizatën e skanimit në 3D CyArk me qëllim ruajtjen e siteve historike nëpër botë të cilat janë në zhdukje apo në risk për shkatërrim si pasojë e ndërhyrjeve njerëzore apo dëmeve të natyrës.

Projekti do të quhet Open Heritage dhe do të përdorë teknologjinë laser-scanning nga CyArk për të pasur të gjitha të dhënat e trashëgimive kulturore nëpër botë në mënyrë që ti rikrijojë ato virtualisht. Kjo gjë do të mundësojë ruajtjen dhe eksplorimin e tyre online nëpërmjet një kompjuteri, telefoni apo kufjeve të realitetit virtual.

Google ka krijuar një seksion që lidhet me ruajtjen e artit dhe kulturën të quajtur Google Arts&Culture.

Kjo është një plaformë që i jep mundësinë çdokujt të shijojnë elementë të artit nga e gjithë bota vetëm me anë të një kompjuteri apo telefoni. Fokusi në fillim, ka qenë tek partneriteti Google – muze ku muzetë nëpër botë do të mund të vizitoheshin nëpërmjet stilit Street View që ofron Google.

Organizata CyArk është e lokalizuar në Kaliforni dhe merret me laser mapping, modelim, produkte arkitekture etj. Themeluesi i kompanisë deklaron se e ka krijuar atë pasi u frymëzua nga shkatërrimet talebane në Afganistan në vitin 2001 ku u zhdukën statuja budiste 1500 vjeçare.

Prandaj edhe qëllimi i kësaj organizate është ruajtja dhe regjistrimi i pamjeve të këtyre pasurive kulturore dhe artistike në mënyrë që të jetë mundësia e vizitës së tyre edhe pas zhdukjes së mundshme. Kjo gjë realizohet me anë të teknologjive mjaft të avancuara si edhe duke përdorur fotografime nga kamera profesionale dhe drone. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re