Është një asistent personal në formë cilindrike i pajisur me mikrofon dhe boks me anë të të cilave mund të marrë kërkesat tona dhe të përgjigjet gjithashtu.

Njësoj si me asistentët vokalë të telefonit, por ai vepron i pavarur dhe është i fokusuar vtëm tek kontrolli i shtëpisë. Ai lidhet me WI-Fi e shtëpisë dhe merr direktiva nga përdoruesit.

Funksionet e ndryshme të kësaj pajisjeje fillojnë që nga vendosja e një liste muzike deri tek menaxhimi i Netflix.

Nëse lidhet me pajisje të tjera inteligjente, mund të kryejë veprime si fikja dhe ndezja e dritave, kontrolli i sistemit të ngrohjes, në kuzhinë mund të japë informacion mbi ushqimet që po gatuhen e të rifreskojë listën e ushqimeve, në dhomën e gjumit mund të funksionojë si zile mëngjesi, mund të lexojë kalendarin dhe takimet e ditës e të lexojë lajmet nga gazetat më të rëndësishme.

Ky produkt është në shitje në versionin standard që kushton 149 euro dhe versionin Mini që kushton 59 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re