Skip to content

Google: Kushti ynë për rihapjen e kanalit të Trump-it në YouTube

Kanali i Donald Trump në YouTube, i mbyllur në 12 janar, do të rivendoset kur kërcënimi i dhunës zvogëlohet mjaftueshëm, tha Susan Wojcicki, shefe e shërbimit video të Google, pothuajse dy muaj pas sulmit nga mbështetësit pro-Trump në Kongresin Amerikan.

“Unë konfirmoj që ne do të heqim pezullimin e kanalit të Donald Trump kur të përcaktojmë se rreziku i dhunës është zvogëluar,” tha Wojcicki në një intervistë me think tank-un Atlantic Council, raporton AFP.

Ish-presidenti amerikan u hoq nga platformat kryesore pas sulmit të 6 janarit në Capitol, me akuzat e nxitjes së mbështetësve të tij për dhunë.

Trump i mohon akuzat dhe thotë se ai dënon dhunën.

Rrjeti i tij i preferuar, Twitter, e dëboi atë për gjithë jetën.

Facebook e ka përzënë atë për një kohë të pacaktuar dhe bordi mbikëqyrës do të vendosë për kthimin e tij të mundshëm.