Google njoftoi sot se Google Maps do të ofrojë mbështetje për 39 gjuhë të tjera.

Gjuhët e reja të mbështetura janë: Afrikane, Shqipe, Armene, Azerbajxhanase, Boshnjake, Burmeze, Kroate, Çeke, Daneze, Estoneze, Filipine, Finlandeze, Gjeorgjiane, Hebraike, Islandeze, Indoneziane, Kazake, Khmere, Kirgize, Maqedonase, Malajziane, Mongoliane, Norvegjeze, Persiane, Rumune, Serbe, Sllovake, Sllovene, Suahili, Suedeze, Turke, Ukrainase, Uzbeke, Vietnameze dhe Zulu.

Është pak e habitshme që Google Maps tashmë nuk i ka mbështetur ende disa nga këto  gjuhë, por më mirë vonë sesa kurrë.

Në total, rreth 1.25 miliard njerëz flasin këto gjuhë, prandaj kjo duhet të hapë mjaft tregje të reja për Google Maps, e cila tashmë ka më shumë se një miliard përdorues aktivë.

Shanset janë, natyrisht, se aplikacioni tashmë ka shumë përdorues në vendet ku fliten gjuhët e reja, por kjo me siguri do të hapë një treg të madh të ri për Google Maps.

Lajmi i sotëm ndjek një varg të njoftimeve të fundit të Google Maps në dy muajt e fundit që variojnë nga mbështetja për rrugët me akses për personat që përdorin karrige me rrota  në navigacion tranzit, pamjes së re me shoqërues personazhin e Nintendos, Mario Kart dhe informimi  në kohë reale të ndryshimeve që vijnë në iOS. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re