Është finalizuar operacioni policor anti kánabis i koduar “Goraj” në qytetin e Beratit, ku është vënë në prangá shtetasi me inicialet H.Q, 62 vjeç, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanábisit. Gjithashtu është proceduar penálisht kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R.D.

Njoftimi i policisë: Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanábisit.

Finalizohet operacioni policor antikanábis i koduar “Goraj”.
Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanábisit. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Goraj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit tënarkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Goraj”.

Në kuadër të këtij operacioni, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanábis, u kap në flagrancë dhe uarrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve nárkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanábis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre,  kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve nárkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re