Avokati Altin Goxhaj ka folur ditën e sotme në emisionin “7pa5” rreth pasojave që vaksina anti-Covid po shfaq.

“OBSH ka nxjerr një lajm që pretendon se ishte kaq e mirë ajo që bëri, tha se ka shpëtuar1.4 milion njerëz. Por ndërkohë janë aplikuar, 6.4 miliard vaksina. Bëjeni vetë raportin e 6.4 miliardë me 1.4 milion. Ka kaluar kaq vjet dhe nuk kemi transparencë në përmbajtjen e vaksinës. Asnjë mjek nuk është në gjendje të shpjegojë përmbajtjen.”Sipas avokatit Altin Goxhaj ka dy pasoja të rënda që po i shohim te njerëzit e vaksinuar

Te meshkujt- miokardia

Te femrat- shpërthimi i kancerit

“Nuk mund ta fshehin më. Hap facebookun dhe sheh njoftime vdekjesh të paprituranë të moshave dhe trupave të shëndetshëm. Ti sheh si bien personazhe të famshëm si purteka në mes të skenës, që nuk ka ndodhur më parë. Të gjithë këta persona kanë qenë të vaksinuar. Vaksina ka tjetër kuptim në fjalor. E kanë ndryshuar në fjalor kuptimin e vaksinës”, shprehet Avokati Altin Goxhaj.

Sipas avokatit Shqipëria është ndër vendet me më pak të vaksinuar në botë dhe kjo ka ndodhur për 3 arsye:

1-Në shqipëri kemi traditë kulturale që nuk besojmë te sitemi, e kemi që para 1 mijë vjetësh.

2- Në Itali fëmijët u reshtuan si dele për tu vaksinaur, por në Shqipëri s’kishte kush ja bëntë lavazhin e trurit. Në Kosovë, SHBA e shihnin si institucion kombëtar.

3- Aktivizimi qytetar, strategji me protesta që nuk gjobitëm as Kryeministrin as Ministrin e Shëndetësisë. Goditej vaksinatori. Me sloganin “Kush prek fëmijët e prek plumbi”.

“Një italiane e famshme ka marrë azil në Shqipëri. Tha se ky aktivizim qytetar s’ka ndodhur në asnjë vend të botës, kur dëgjoj strategjinë e mësipërme”, shprehet avokati./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re