Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit që po heton ish-Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

I ftuar në studion e “Quio Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Goxhaj deklaroi se prokurori Jack Smith i cili akuzon Trump, dikur ka qenë kryeprokuror i prokurorisë Speciale në Kosovë, e cila ka burgosur disa luftëtarë të UÇK.

Siaps Goxhajt, Smith është akuzuar për gjobvënie gjatë kohës që ishte në krye të speciales, madje të për të ekzistojnë edhe prova.

“Prokurori i cili po merret me çështjen e Trump, ka qenë kryeprorkuror i prokurorisë Speciale në Kosovë, i cili bëri gjithë këto arrestime. Ka ndaj  tij akuza që gjatë kohës që ka Kryeprokurorë i Prokurorisë Speciale në Kosovë ka vendosur gjoba. Ai ka nxjerrë të dhëna nga dosjet për gjoba. Këto janë të vërtetuara”, deklaroi Goxhaj.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re