Para parlamentit danez janë mbajtur protesta kundër vendimit të ndalimit të burkës dhe nikabit në vende publike.

Ishte grupimi femëror vendas “Women In Dialogue” që ndërrmori protestat, pasi zemëratës ndaj vendimit të parlamentit që sipas tyre cenon liritë fetare e njerëzore.

Në protestën kishte shumë muslimane dhe jo-muslimane, që, duke veshur burka dhe nikab shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit.

Sipas tyre, kjo është thjeshtë një “gjueti shtrigash”.

Ato deklaruan gjithashtu se vendimi është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, duke vënë në dukje se disa femra për shkak të këtij ligji duhet të ndërpresin shkollimin; nuk do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpia dhe po ashtu nuk do të jetë në gjendje për të gjetur punë.

Në një deklaratë thuhet gjithashtu se ky ligj i shndërron muslimanët e Danimarkës në qytetarë të klasit të dytë

Në Danimarkë, në një popullsi prej 5.7 milionë banorë, rreth shtatë për qind përbëhet nga muslimanët. Sipas Universitetit të Kopenhagenit, në vitin 2010, në Danimarkë, 150 deri në 200 gra mbajnë nikab, dhe vetëm tre burka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re