Një ditë pas operacionit, policia e Korces jep detaje të reja lidhur me kapjen e 80 shtetasve të huaj që vijne nga vendet në konflikt.

 

Behet e ditur se janë arrestuar 4 persona njeri prej të cilëve drejtues i mjetit të tonazhit të rëndë, ndërsa 3 te tjerë dyshohet të kenë kryer shoqërimin e mjetit me rimorkio, aty ku ishin vendosur shtetasit siriane, kurdë, algjeriane e marokenë.

 

Gjithashtu burimet policore thanë se shtetasit e huaj i kane futur në mjet në afersi te qytetit te Bilishtit, ku sipas informacioneve ne rruge operative është zbuluar gjithcka.

 

Një patrulle policie me mjet civil është vënë në ndjekje te mjetit me të huajt, ndërsa nga Pogradeci ka filluar levizjen një patrulle e sektorit e qarkullimit rrugor.

 

Drejtuesi i mjetit të ngarkuar me refugjate mësohet se ka ndaluar në sheshpushimin e një pike karburanti për të konsumuar nje kafe dhe kur ka dale prëj andej ka pare policet që i kishin bllokuar rrugën.

loading...

 

Vetem pas pak minutash në vendin e ngjarjes kane mberritur 3 mjete te Shqiponjes duke paralizuar keshtu jo vetem drejtuesin e mjetit, por edhe personat e tjere të cilet mendohet se kanë shoqëruar mjetin e tonazhit të rëndë.

 

Pothuajse në një kohë me Shqiponjën kanë ardhur edhe policë të Drejtorise së Kufirit, të cilët kanë kryer veprimet me shtetasit e huaj.

 

Mes tyre kishte vajza, gra, fëmijë, si dhe shume te rinj, pjesa me e madhe e te cileve kurdë dhe marokenë dhe nje pjese e vogel sirianë. 40 forca policie kane bërë më pas shoqerimin e tyre ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit per ti marre në pyetje.

 

Pjesa me e madhe e tyre jane kthyer nga kanë ardhur, ndersa familjaret jane dërguar në stacionin e policisë në Kapshticë. Ky është  numri më i madh i shtetasve të huaj i kapur në juglindje të vendit.

 

loading...