Natën mes të martës 8 tetor dhe të mërkurës 9, farmacia në Piazza Marinai d’Italia në Oltreponte u sulmua, pasuar nga dy tentativa në farmacitë në Balzola dhe Morano.

Policia italiane, pasi është vënë në lëvizje, ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë.

Grabitja e tyre e parë rezultoi e suksesshëm në Oltreponte me një plaçkë që duhet të ishte rreth 5 mijë euro.

Më pas tentativa e dytë në Balzola, dështoi për shkak të pranisë së pronarit. Edhe e treta dështoi, pasi ndërhyri polciia dhe i arrestoi.

Tre shqiptarët, me precedentë të veçantë, u dërguan në burgun e Vercellit në orët e vona të mëngjesit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re