Skip to content

Grabitën 1.5 milionë lekë në një market në Tiranë, arrestohen dy “skifterat”! Momenti kur boshatisin kasafortën, çfarë u gjet në banesën e një prej autorëve të dyshuar

grabitje vjedhje hajdut

Policia ka vendosur në pranga dy të rinj, Rei Syla dhe Artur Pashkaj, të cilët akuzohet se kanë grabitur një market në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Në pranga ranë:

– Rei Syla, 21 vjeç, banues në Pukë, për veprat “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 278/1 të Kodit Penal;

– Artur Pashkaj, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal.

Dyshohet se dy të arrestuarit në datën 21 tetor 2024, pas mesnate, kanë vjedhur 1.500.000 lekë në kasafortën e marketit.

Gjatë kontrollit në banesën e Rei Sylës, policia gjeti të groposur 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes.

 

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume parash në kasafortën e një marketi, në Rrugën e Dibrës.

Identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej tyre.

Sekuestrohen edhe një pjesë e parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetas, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë parash në kasafortën e biznesit të tij, në Rrugën e Dibrës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat, gjatë operacionit policor të koduar “Kasaforta”, u identifikuan dhe arrestuan dy autorët e dyshuar, shtetasit:

– R. S., 21 vjeç, banues në Pukë, për veprat “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 278/1 të Kodit Penal;

– A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më datë 21.10.2024, pas mesnate, kanë vjedhur 1 500 000 lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur të groposur 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”