Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona nën akuzën “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

 

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit “Vizitorët”, pasi janë kapur duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë, Ilir Abazi, 42 vjeç, Fisnik Hajro, 64 vjeç, Tonin Nika, 65 vjeç. Ndalimi i tyre është bërë në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë.

 

Ndër të tjera dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

 

Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar, një automjet tip “BMË”, tre aparate celularë, një shumë prej 35000  të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re