Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për dy persona, të cilët u vunë në pranga tre ditë më parë, pasi tentuan të hidhnin në tregun shqiptar një sasi prej 80 mijë eurosh, të cilat dyshohet se i kishin vjedhur në bankat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Masat e rivlerësimit nga gjykata u caktuan për Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomanin.

Vendimi: 

Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim V.K..
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim V.K., atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim V.K.të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Shijak, fshatin Hardhishtë, banesë private, 2-katëshe.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim T. D.
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim T.D, atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim T. D. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Fushë-Krujë, Zallë, banesë private, 2-katëshe.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim T. D. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re