Zbardhen 2 vjedhje të shumave të konsiderueshme të parave, në një banesë në Divjakë dhe në një lokal në Lushnjë.

-Në Divjakë, 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së një shume parash në një banesë, u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshave. Bashkëpunëtori i tyre, gjithashtu i mitur, u shpall në kërkim.

-Në Lushnjë, u arrestua 34-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një lokal.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme dhe profesionale hetimore, për 2 raste vjedhjesh të denoncuara përkatësisht në komisariatet e Policisë Divjakë dhe Lushnjë, u bë i mundur identifikimi dhe procedimi penal i autorëve të dyshuar të këtyre rasteve.

-Në Divjakë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave, për dy shtetas 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.07.2023, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, një shumë të konsiderueshme parash.

-Në Lushnjë, u arrestua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në fshatin Allkaj, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re