Mbrëmjen e djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona të maskuar kanë grabitur një mjet luksoz Audi A7.

Policia e Durrësit bën me dije se kanë marrë një denoncim nga shtetasi me iniciale F.S 31 vjeç banues në Vlorë.

 

Sipas bluve, dy të rinjtë, kishin qëndruar në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal” për nevoja personale, dhe makinën e kishin lënë të ndezur.

 

Ndërkohë që persona të paidentifikuar, e kanë marrë mjetin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 

“DurrësMë datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja””, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re