Skip to content

Grabitësit dhunojnë të moshuarit/ Finiq, cifti i bashkëshortëve bëri rezistencë për të mos dhënë paratë

WhatsApp Image 2025 09 15 at 3.14.09 PM

Spiro dhe Dhespo Kalovioti, dy të moshuar 78 dhe 79 vjec nga Finiqi, ranë pre e një grabitje të dhunshme në mesnatë.

Çifti i moshuarëve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit. Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkefshatarëve duke i dhëne ato me qira. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e grabitjes, pasi hajdutët ishin në dijeni se çifti i të moshuarëve kishte në banesë para të cilat do t’ua shperndanin pronarëve të tokave.

Ata janë dhunuar barbarisht gjatë kohës që u benë rezistencë hajdutëve per të mos u dhënë shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra. E moshuara ka më shumë plagë, hematoma dhe disa qepje në kokë.

“11 e gjysëm ora, nuk u kuptuan fare kur eddhën si u fytën te porta, ai i pari i gjati ndersa tjetrin e mbanin nga mbrapa edhe u fut ai dhe u ngrit ky ( burri) , c kerkon i tha , cohu të ma japësh lekët i tha , s kam lek i tha, jo i tha ai ne e dim që ke lek.

I tham që i kemi dhenë lekët e tokave, dhe ata na ranë me shkop.”

“Unë jam edhe si kryetar i fshatit edhe tani menaxhoj edhe tokat ato që më japin bashkëfshatarët , u jap leket e më japin tokat.

Të gjitha lekët ua dhashë fshatarëve po ishin nga 5-6 veta që nuk erdhën nga Greqia, ato lek ishin që gjetën ata.”

” Lekët i merrnin fshatarët sic u takonin, pa asnjë ngatërresë.”

“Atë djalin si trup e pamë ishte trup i vogël ai që kthehu rrobat ishte maskë, edhe në kokë edhe këtu, nuk e pash nga fytyra.”

Nuk e tregoj fytyrën fare ai , ai e mbajti mbrapa na rrahu neve njëherë, edhe pastaj i tha kalo ti edhe kontrollo.”

“Me shkop, shkopi kaq i trash edhe kaq…me shkop jo të rënë po kështu vap, c më bërë more i thashë me qëlloj burrin, mos më qëllo burrin more aman i thash, më qëllo mua.

Më qëllon mua këtu… që të lajmëroja policinë nuk kisha telefon, që të lajmeroj policinë, se mi morën ata … kujati lajmeroj vajzën, vajza lajmëroj policinë. “

“Kishte pistoletë e mbante në dorë, tani se c pistoletë qe ajo….”

Grabitja në banesën e të moshuarëve kishte nisur qysh ditën e premte.

“Të vijnë te premten në darkë, të vijnë prap të dielën …

Të premten në darke erdhi një për të vjedhur, po ne s kishim drita në shtëpi une isha shtrir ai erdhi ketu boshatisi po unë nuk kuptova. Se atë natë mora hape edhe më zuri gjumi. “

Policia nuk ka arritur ende të identifikojë autorët e ngjarjes ndërsa Spiro dhe Dhespo Kalovioti po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.

Grabitjet me dhunë ndaj të moshuarëve janë raste të ripersëritura vitet e fundit në fshatrat e Finiqit.