Zbulohen detaje nga grabitja e ndodhur pranë një qendre  tregtare në Tiranë dy ditë më parë. Donald Hoxha dhe Gentian Kane kanë pranuar se janë autorë të grabitjes së çantës me 25 milionë lekë.

Për grupin hetimor kanë deklaruar “Pamë që dera e automjetit nuk ishte mbyllur dhe morëm çantën e u larguam. Nuk e mendonim që kishte aq shumë para në çantë”. Ata do të dalin sot para gjykatës.

Ata u arrestuan më 24 maj. Kamerat e sigurise se qendres tregtare kishin arritur ti filmonin Donald Hoxhen 27 vjec dhe Gentian Kanen 44 vjec. Operacioni u kodua “Kombinacioni” dhe u krye pas denoncimit të regjistruar nga shtetasi F. B. të cilit i ishin vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës së Parisit.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operacionale, policia ka mundur të lokalizojë autorët e dyshuar, ndërsa në cilësinë e provës material, janë sekuestruar 17.5 milion lekë dhe 50 mijë franga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re