Skip to content

Grabitësit i marrin pistoletën policit në Tiranë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie ka rënë pre e vjedhjes. Policit i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Ngjarja është regjistruar në Tiranë, ku ka qenë vetë punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, 28-vjeçari M. Ll., i cili ka kallëzuar në policia vjedhjen e armës.

I riu ka denoncuar se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.