Skip to content

Grabitësit nisen për të vjedhur me armë me vete, i zoti i shtëpisë thërret për ndihmë kushëririn. Plagoset ky i fundit (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Roskovec të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur pas përballjes me grabitësit.

Bëhet fjalë për shtetasin Arben Çepele, 40 vjeç, i cili është kushëriri i të zotit të shtëpisë ku u tentua grabitja, 65 vjeçari i cili ka të njëjtin emër me të plagosurin, sipas burimeve nga policia,

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur postblloqe në zonë dhe po tenton identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

“Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi  A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.” njofton Policia.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb