Një argjendari u grabit ne qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës e autori pasi dëmtoi qepenat hyri brenda. Sipas informacioneve te policisë një person me një makinë goditi qepenin e argjendarisë “Dragusha”.
 
Autori arriti te marre bizhuteri argjendi ne vlerën e 500 mije lekeve. Makina u gjet e braktisur pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë ku shihet autori me kapuç. Në momentin e vjedhjes ra sinjali e policia private pas 4 minutash mbërriti në vendngjarje por autori ishte larguar. Pak minuta me pas u njoftuan uniformat blu te Shkodrës qe bene edhe grumbullimin e provave ne vendngjarje si dhe sekuestrimin e makinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re