Skip to content

Grabitet banesa e biznesmenit në Sarandë

Banesa e një biznesmeni në Sarandë ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e të dielës.

 

Mësohet se gjatë momentit të ngjarjes asnjëri prej familjarëve nuk ka qenë në shtëpi. Nga njoftimet paraprake grabitësit kanë marrë vetëm bizhuteri.

 

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po monitoron kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve.