Familja e biznesmenit Ylli Salla ne Elbasan ka rene pre e grabitësve ne orët e para te mëngjesit te se hënës.
 
Ylli salla e bashkëshortja e tij tregojnë se grabitësit kane marre dy makinat qe kishte familja, paratë qe mbanin ne kasaforte si dhe bizhuteritë e familjes
 
Vete biznesmeni rrëfen se kjo nuk është hera e pare qe ai bie pre e dhunës apo grabitjeve, por Prokuroria nuk ka arritur te zbardhe asgjë megjithe denoncimet. Ndërkohe ne lidhje me grabitjen policia e Elbasanit thotë se po punon për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re