Grabitet një banesë në Nikël të Krujës. Mësohet se pre e grabitësve ka rënë biznesmeni Nazmi Çangu, baba i katër fëmijëve tre vajzave dhe një djali.

Dyshohet se kanë qenë rreth dhjetë vetë të armatosur e me maska që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të natës.

Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 në banesë. Rreth orës 1 të natës një grup prej dhjetë personash me armë e maska i ka hyrë në banesë.

Familjarët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e tretë të banesës, ndërsa të zotin e shtëpisë e kanë gjetur në një dhomë ku po flinte i vetëm dhe e kanë lidhur me fasheta dhe torturuar për t’i dhënë çelësin e kasafortës që ai mbante në shtëpi.

Dyshohet se grabitësit kanë marrë flori dhe mbi 100 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re