Një grabitje është regjistruar sot, në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mjetin e dy qytetareve nga Kosova, shtetasit M.A., 21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç,

Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona në komisariatin e Kurbinit.

NJOFTIMI I POLICISË

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar, ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re