Vidhet një farmaci në Papër të Elbasanit. Kjo ngjarje ka ndodhur 10 ditë më parë.

Sipas ABC News, policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje.

Mësohet se persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën e 35 milionë lekëve të vjetra.

Mësohet se farmacia është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

Mbeten të paqarta rrethanat e vjedhjes, dhe se përse policia e ka mbajtur të fshehtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re