Një biznes i përpunimit të qumështit dhe bulmetit është grabitur gjatë natës në fshatin Bodrisht në Gjirokastër. Administratori i firmës ka konstatuar se gjatë natës nga zyra e financës është marrë një shumë parash, ndërsa policia thotë se vjedhja ka qenë pa thyerje.

Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Në orën 07:00, të datës 15.09.2021, administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashme.

Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re