Banesa e një personi në në fshatin Terihat, Bashkia Dropull është grabitur gjatë natës.

Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash.

Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re