Një banese u grabit gjate natës ne fshatin Ilias të Himarës. Burime nga policia bene me dije se shtëpia ishte e pabanuar, ndërsa grabitësit arritën të merrnin vetëm një gomone. Mësohet se mjeti lundrues ishte i gjate rreth 6 metra me ngjyre të bardhe dhe një motor.
 
Bashke me te u grabit edhe kareli qe mban gomonen. Banesa është në pronësi të Loreta Baxhakut. Ishte babai i saj i cili konstatoi vjedhjen dhe lajmëroi policinë. Sipas familjarëve, dyshohet që gomonia të mund të përdoret për trafik te lendeve narkotike.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re