Është grabitur gjatë natës kisha e Shën Thanasit në Korçë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se autorët hynë nga dera e pasme e kishës dhe vodhën 4 arkat e lekëve të dhuruara nga besimtarët.

Gjithashtu raportohet se të njëjtët autorë, ende të paidentifikuar, kanë kthyer dhe vjedhur edhe një arkë me qirinj.

Ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Kujtojmë se edhe herë të tjera janë vjedhur paratë në kisha apo në objektet e kultit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re