Skip to content

Grabitet marketi në Yzberisht/ Tentoi të ndalojë autorin, plagoset kasierja


Mesditën e sotme, në Yzberisht, një shtetas, ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur xhiron ditore të një marketi.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka kërcënuar punonjësen e kasës dhe ka arritur të marrë një shumë parash, konkretisht xhiron ditore që ndodhej në arkë, e cila dyshohet të jetë rreth 90 mijë lekë të rejapor shuma e saktë pritet të verifikohet.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Pas marrjes së parave, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është zhdukur në zonë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.